Loret Sadiku mungon ndaj Kroacisë

291

Sipas raportimeve të medieve turke, mbrojtësi i Kasimpasa do të mungojë prej 4 deri në 6 javë për shkak të lëndimit.

Loret Sadiku ka munguar në ndeshjen e parë eliminatore të Kosovës në Finlandë, por mbrojtësi pritet të mungojë edhe në takimin e 6 tetorit në Shkodër në takimin me Kroacinë, raporton Sporti 1.

Lajmi vjen nga Turqia, ku Sadiku pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit kampionale me ekipin e tij Kasimpasha, ku u transferuar vetëm javë më parë nga Mersin.

“Mjeku i klubit Cem Ergenç pas incizimit të thellë tha se ka vrejtur një lëndim në gjurin e majtë dhe kjo mund ta mbajë atë 4-6 javë jashtë fushës”, raporton Haberturk.