Lopë me viç, material ndërtimor, mish qengji e birra, disa nga shpërblimet në futbollin e kosovar

Shpërblimet që u bëhen futbollistëve në Kosovë për djersën e derdhur në fushën e gjelbër, janë për t’u shënuar në librin e rekordeve “Guinness”, shkruan Insporti.com.

Vullneti i futbollistëve për t’i ‘kapur’ dhuratat nuk mungon.

Në të kaluarën por edhe në ditët e sotme, futbollistët kosovarë janë shpërblyer në disa mënyra që për shumë njerëz mund të konsiderohen si të çuditshme.

Bajramit i ofruan lopë me viç

Trajneri  kosovar Emin Bajrami e kujton kohën kur në Kosovë realizoheshin transfere interesante.

‘Timonieri’ aktual i Bashkimit të Koretinit, Emin Bajrami, gjatë kohës sa ishte futbollist, ishte një lojtarët më të spikatur të ligës së Kosovës.

Në vitit 2000, Bajrami ishte pjesë e Llapit derisa në të njëjtën kohë është aktivizuar edhe për skuadrën e futbollit të vogël, Shqiponja e Halabakut nga Podujeva.

Bajrami në vitin e parë fitoi 1 mijë euro kurse për vitin e dytë, pronarët e Shqiponjës në pamundësi për t’i dhënë para, ia ofruar një lopë me viç.

“Për shkak të respektit që kisha për pronorët, e pranova ofertën dhe luajti edhe një vit tjetër me ekipin në këmbim të një lope me viç”, ka deklaruar Emin Bajrami për Insporti.

Image result for emin bajrami

Muhamet Dragusha u shpërblye me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpisë

Padyshim se një ndër futbollistët më cilësor në futbollin e Kosovës për shumë vite ka qenë edhe Muhamet Dragusha.

Ky i fundit në kohën sa luante te Drenica, është shpërblyer në një rast edhe me material ndërtimor për nderimin e shtëpisë. “Po, në vend të kontratës, klubi më ka ofruar material ndërtimor për ndërtimin e shtëpisë. Unë e kam pranuar ofertën”, kujton Dragusha për Insporti.com.

Dy birra për çdo gol të shënuar

Trajneri Fahredin Duraku njihet si njëri prej trajnerëve që i motivon lojtarët e tij në mënyra të ndryshme. Madje, ai e kishte përdorur këtë metodë në sezonin e kaluar dhe i kishte rënë që shpesh ta fuste dorën në xhep.

‘Duro’ në kohën sa e drejtonte Trepçën ’89 i ofronte nga dy birra top-shënuesit Blerand Kurtishaj për çdo gol të shënuar.

Kurtishaj sot jeton në Gjermani.

Image result for blerand kurtishaj

Dhurata speciale për Behar Maliqin

Mesfushori i Llapit, Behar Maliqi ka shkëlqyer në vitet e fundit me skuadrën e Feronikelit.

Atë e motivonin edhe qytetarët e Drenasit. “Një dashamirës pati ofruar qengj për çdo gol. Më vjen mirë që qytetarët e Drenasit e përkrahin ekipin”, thekson Behar Maliqi për Insporti.com.