Lokalet e mbyllura, autobus për çdo lagje: Ky është mobilizimi i jashtëzakonshëm i vushtrriasve (FOTO)

Vushtrria kërkon të jetë sërish pjesë e elitës së futbollit kosovar, ndaj kërkon mbështetjen e çdo vushtrriasi. Aroma e Superligës tashmë ka filluar të ndjehet në çdo cep të qytetit, derisa vërehet një mobilizim i jashtëzakonshëm në qytetin e lashtë kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.

Shumë prej lokaleve në qendër të qytetit kanë paralajmëruar se nuk do të punojnë të mërkurën, ditën e ndeshjes, ndërkohë që janë paralajmëruar autobusë për çdo lagje në mënyrë që të gjithë të jenë prezent në duelin e barazhit përballë Flamurtarit që do të zhvillohet në Drenas.

Grupi i tifozërisë “Forcat” njihet për udhëtimet masive në qytetet tjera, ndërkohë që një të tillë e kishin bërë edhe në Gjilan në vitin 2014, kur Vushtrria e siguroi mbetjen në elitë pasi e mposhti Deçanin 2-1.

Katër vite më pas vushtrriasit gjenden sërish në barazhë, por kësaj here për ta rifituar statustin e skuadrës elitare.

Fotografia e FC Vushtrria #faqjazyrtare

/Gazeta Sheshi/