Lojtari i Ballkanit tregon “armët” e duhura për një futbollist

Ballkani është organizuar tejmase këtë stinor pranveror sidomos pas privatizimit të klubit nga ana e “Cima Grou”, shkruan GazetaSheshi.

Me kushte më të mira financiare “Xhebrailat” kanë bërë transfere të bujshme derisa kanë marrë lojtarë që kanë luajtur në Superligë siç është rasti me Durim Gashin.

E ky i fundit ka shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” për të treguar “armët” pozitive që i duhen një lojtari për tu bërë magjik e duke aluduar për dashurinë ndaj lojës, disciplinën dhe stërvitjet.