Lojtarët e Valencias vazhdojnë traditën e festimit alla-Real Madrid në Camp Nou (FOTO)

120

eal Madridi u pezullua nga Copa Del Rey pasi futi në lojë Denis Cheryshev i cili nuk kishte të drejtë të luante për shkak të pezullimit që kishte gjatë kohës sa ishte tek Villarreali.

Pak ditë pas këtij incidenti, për arsye të minutazhës se vogël, Cheryshev u largua nga Real Madridi duke u tranferuar tek Valencia.

E me këta të fundit ndeshjen e parë debutese e kishte kundër Barcelones në Camp Nou pikërisht në kompeticionin e njëjtë. Cheryshev hyri si zëvëndësues në këtë ndeshje dhe i gjithë Camp Nou brohoriste: “Cheryshev ne të duam ty”, duke aluduar se ai ishte shkaktari për pezullimin e Real Madridit nga Copa Del Rey.

CgRY5uTWwAAG9sW

Sonte pasi Valencia fitoi me rezultat 1-2 midis Camp Nou, lojtarët e Valencias pas ndeshjes në zhveshtore bënë një foto festive me fanellen e Denis Cheryshev.

I emocionuar me këtë gjest Cheryshev në Twitter postoi një postim duke shkruar:

“Përgezime ekipit!! Faleminderit që më rikujtuat mua.”