Lojtarët e Leicester nuk i lënë të hynë në klubin e natës

Ata mund të kryesojnë Premier League me 5 pikë avantazh, por me sa duket suksesi i Leicester City nuk qënka i mjaftueshëm për t’u futur në një nga klubet e natës më të njohur në Londër. Danny Drinkwater, i cili festonte 26 vjetorin e tij, i shoqëruar nga shokët e ekipit Andy King, Matty James dhe Ben Hamer kur iu mohua hyrja në Drama Lane Park të shtunën në mbrëmje.

Katërshja shpenzoi 45 minuta tek dera duke u munduar për të hyrë brenda përpara se të dilnin në anë e të shihnin lojtarët e Tottenham Hugo Lloris, Eric Dier dhe Nacer Chadli të futen, pa asnjë problem. Një i pranishëm tha:

“Të vinte keq për djemtë e Leicester. Ata mund të dominojnë në fushë por dukeshin si kategori e dytë kur vjen puna tek jeta e natës.”

“Dukej sikur askush nuk i njihte, ata as nuk ishin të dehur as morrën mundimin të krekoseshin ‘Unë jam..’ apo diçka të ngjashme. Nuk pati ‘A e di kush jam unë?’.”

Lojtarët e Leicester, të cilët së bashku fitojnë 95,000 £ në javë, gjithashtu u panë duke bërë telefonata teksa mundoheshin të lëviznin gurët e tyre. Por burimi shpjegoi që lojtarët dukeshin ‘në rregull’ deri sa rivalët e tyre të Tottenham u futën brenda, duke i detyruar të dorëzohen e të marrin një taksi. Danny, i cili festoi 26 vjetorin me shokët e ekipit, sapo kishin mundur Watford 1-0 dhe kishin vendosur diferencën prej 5 pikësh ndaj vendit të dytë Tottenham. Klubi ku djemtë iu mohua hyrja, është një sallë e dekoruar me instalacione të pazakonta arti të dizenjuara për të ‘elektrizuar dhe shokuar’.