Llapit i kthehen tre lojtarët kryesorë për ndeshjen me Ballkanin

319

Kryendeshja e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapjanët në prag të kësaj ndeshje kanë marrë lajme të mira nga infermieria, pasi tre lojtarë titullar janë rikthyer.

Bëhet fjalë për lojtarët si Ahmed Januzi e Bujar Idrizi, teksa i gatshëm është edhe Ahmet Haliti.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit llapjan e cila ka njoftuar se tre futbollistët janë në gjendje të mirë.

Ballafaqimi ndërmjet Llapit dhe Ballkanit zhvillohet ditën e diel me fillim nga ora 13:00.