Llapi zyrtarizon përforcimin e radhës, paralajmëron edhe një tjetër

Llapi ka vazhduar me përforcime para rinisjes së edicionit pranveror.

Skuadra llapjane ka nënshkruar me sulmuesin e talentuar Enis Stubllën.

21-vjeçari vije te Llapi nga skuadra e Ligës së Parë, Onix, ku shkëlqeu këtë edicion.

Ai më parë ka luajtur edhe për KEK-un dhe Minatorin.

Llapjanët kanë paralajmëruar përforcime të reja para nisjes për fazën përgatitore që do ta zhvillojnë në Antalya.

Njoftimi i plotë nga Llapi:

Mirësevjen ENIS STUBLLA

Sulmuesi i krahut vie nga KF Onix

Sot kemi nënshkruar kontratë 3 vjeçare me sulmuesin e krahut, Enis Stublla, 21 vjeçar i lindur më 09.07.1999, në Podujevë. Futbollisti këmbëshpejtë i krahut të majtë dhe të djathtë do vijoj të jetë pjesë e KF Llapi gjatë edicioneve 2021-2024.

Enis Stublla kategoritë e reja i ka kaluar në Shkollën e Futbollit “Arsenal” (2010-2017), më pas u transferua tek KEK-u (2017-2018), KF Minatori (2018-2019) si dhe së fundmi tek Onix (2019-2020).

Stublla nuk do të jetë përforcimi i fundit i këtij afati kalimtar, pasi skuadra synon të përforcohet edhe me një futbollist para nisjes për fazën përgaditore në Antalya të Turqisë.