Llapi zhvillon kontrolluesen e parë para rifillimit të edicionit!

Klubi Futbollistik “Llapi” tashmë e ka zhvilluar duelin e parë kontrollues para rifillimit të edicionit. Tahir Batatina ka konfirmuar se ka ballafaquar ekipin e tij ndërmet vete, teksa po e bën gati për vazhdimin e kampionatit, shkruan Gazetasheshi.com.

Batatina ka deklaruar se Llapi mund t’i luajë deri në 120 minuta me intensitet të lartë dhe paralajmëron një rifillim të zjarrtë.

“Do të jemi skuadër shumë bindëse në këto 11 ndeshjet e mbetura sepse sot djemtë më dëshmuan se mund të luajnë jo vetëm 90 minuta të ndeshjes por edhe 120 minuta me intensitet të lartë. I përgëzoj të gjithë futbollistët që me profesionalizëm gjatë kohës së pandemisë kanë punuar dhe skuadra është në super formë deri pak ditë deri tek ndeshja e parë zyrtare në stadiumin “Zahir Pajaziti””, ka deklaruar tekniku llapjan.

Ai ka deklaruar gjithashtu se do t’i mungojnë “Legjendat” në vazhdimin e kampionatit.

Sot ishte ndeshja e parë kontrolluese ndërmjet futbollistëve të Llapit. Nga një skuadër Llapi i ka brenda vetes dy ekipe…

Posted by Tahir Batatina on Thursday, May 28, 2020

/Gazeta Sheshi/