Llapi – Vllaznia, kush e ka pritur këtë

Llapi dhe Vllaznia e nisën stinorin pranveror me ambicie krejtësisht të kundërta. Përderisa llapjanët ishin në pozitën e parë, pozheranasit ndodheshin në vendin e fundit.

Megjithatë, në stinorin pranveror, më shumë pikë ka fituar Vllaznia sesa Llapi, shkruan Gazetasheshi.com.

Ekipi i trajnerit Agron Selmani ka tubuar pesë pikë, kurse ai i Tahir Batatinës vetëm katër.

Mirëpo, Llapi vazhdon të jetë ende kandidat për titull, teksa Vllaznia ende është e fundit në tabelë.