Llapi vishet me “Nike”, prezanton fanellat për edicionin 2020/21

Klubi Futbollistik “Llapi” ka prezantuar fanellat për edicionin e ri 2020/21, shkruan Gazetasheshi.com.

Llapjanët do të vishen me markën e njohur të veshjeve sportive “Nike”, derisa kanë prezantuar tri modelet të cilat do t’i bartin për sezonin e ri, i cili pritet të startojë në vikend.

Fanella e parë do të jetë me ngjyrë të kaltër, sipas ngjyrave tradicionale të skuadrës nga “Zahir Pajaziti”.

Fanella e dytë do të jetë e bardhë, ndërkohë fanella e tretë do të jetë e kuqe, një ngjyrë e befasishme e përzgjedhur nga zyrtart e këtij klubi.

Gjithashtu klubi ka arritur marrëveshje me një kompani të suksesshme në Evropë, e cila udhëhiqet nga një shqiptar dhe emri i saj do të jetë në mesin e fanellave.

Zyrtare: FF Bauunternehmung shpallet fitues i reklamimit të biznesit në hapësirën në gjoks të fanellave zyrtare për…

Posted by K.F. Llapi on Monday, 14 September 2020

 

/Gazeta Sheshi/