Llapi triumfon në Gjilan dhe afrohet me kryesuesit, Liria jep shenja jete dhe beson në mbijetesë

Llapi vazhdon të besoj në titullin kampion, derisa regjistron fitoren e dytë më radhë. Djelmoshat e Xhengis Rexhepit triumfuan minimalisht ndaj Gjilanit 0-1 në udhëtim me golin e vetëm të realizuar nga Elvis Prençi në fundin e ndeshjes, raporton Gazetasheshi.com.

Fitore të rëndësishme në udhëtim, por shumë të vlefshme në luftën për mbijetesë ka realizuar Liria te Trepça ’89, pasi që ka triumfuar me rezultat 1-2.

Ferizaj e kreu detyrën përballë KEK-ut (4-1), ndërsa dueli i vetëm që përfundoi me rezultat të barabartë ishte ai ndërmjet Drenicës dhe Flamurtarit (1-1).

Gazetasheshi.com ju transmeton formacionet zyrtare, rastet, golat dhe gjithçka tjetër nga këto përballje:

Gjilani – Llapi 0-1

-Mbyllet ndeshja!

80′ Goool. Elvis Prençi (Llap) realizon me kokë nga afërsia duke dërguar me lehtësi topin drejt rrjetës, 0-1.

71′ Mentor Zhdreall (Llap) provon goditjen nga ndërprerja, por topi shkon pranë portës.

65′ Vilfor Hysa (Gjil) gjuan nga rreth 20 metra, por topi përfundon në duart e Englant Haxhos.

58′ Keita Razak (Gjil) pas një aksioni individual gjuan bukur me të djathtën, por mbi portë.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

44′ Behar Maliqi (Llap) gjuan me kokë jashtë portës, pasi që paraprakisht portieri vendas Kenan Haxhihamza kishte braktisur portën.

30′ Fiton Hajdari (Gjil) realizon gol të bukur, por gjyqtari kryesor Genc Nuza e anulon golin me pretekstin se futbollisti Kushtrim Shabani kishte shkaktuar më herët faul në Behar Maliqin.

10′ Mentor Zhdrella (Llap) gjuan me të djathtën, por topi shkon pranë portës.

-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Lila, Magani, Papuqi, Keita Aziz, Jefferson, Shabani, Hajdari, Hysa, Keita Razak. Kryetrajner: Alban Hyseni

Llapi: Haxho, Sinani, Prençi, Idrizi, Blakçori, Namani, Zhdrella, Maliqi, Maksuti, Januzi, Alidema. Kryetrajner: Xhengis Rexhepi

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Vigan Ibërdemaj

Stadiumi: I qytetit – Gjilan

Drenica – Flamurtari 1-1

-Mbyllet ndeshja!

82′ Taulant Dajaku (Dre) ‘shkarkon’ të djathtën jashtë zonës, por topi shkon pranë pingules.

70′ Adem Maliqi (Fla) gjuan nga distanca, por pret sërish Arion Ymeri.

58′ Alban Shillova (Fla) shpërdoron një asistim të bukur nga Mërgim Boshnjaku, derisa nga afërsia gjuan drejt në duart e Arion Ymerit.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

44′ Diar Prokshi (Dre) gjuan brenda zonës me të djathën, por Flamur Neziri e dëbon topin në fundore.

31′ Goool. Egzon Krasniqi (Fla) përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe me të djathtën dërgon topin në rrjetë për 1-1.

30′ Goool. Nicholas Andrews (Dre) shfrytëzon në maksimum një harkim të Kreshnik Ukës dhe dërgon topin në rrjetë nga afërsia dhe 1-0.

17′ Taulant Dajaku (Dre) provon goditjen nga ndërprerja, por jashtë portës.

-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Sykaj, Thaqi, Islamaj, Lushtaku, Mustafa, Bardhi, Dajaku, Uka, Prokshi, Andrews. Kryetrajner: Tahir Lushtaku

Flamurtari: Neziri, Rexhaj, Granchov, Quansah, Dumani, Zeqiri, Bruqi, Kelmendi, Boshnjaku, Krasniqi, Shillova. Kryetrajner: Arsim Thaqi

Gjyqtarë: Leutrim Mustafa, Driton Preniqi, Erduan Baliqi, Fatmir Tahiri

Stadiumi: “Bajram Aliu” – Skenderaj

Trepça ’89 – Liria 1-2

-Mbyllet ndeshja!

90+2′ Goool. Ilir Mustafa (Lir) përfiton nga një gabim i Riaskos për të dërguar topin drejt rrjetës për 1-2.

74′ Goool. Orges Gava (T’89) gjendet bukur brenda zonës pas një tollovie dhe barazon rezultatin në 1-1.

68′ Ndërpritet ndeshja për disa minuta, pasi që futbollistët e dy skuadrave përfshihen në një konfrontim fizik e verbal.

55′ Goool. Liridon Fetahaj (Lir) me qetësi e dërgon topin në rrjetë brenda zonës për 0-1.

52′ Gëzim Rusi (T’89) gjuan brenda zonës, por jashtë portës.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

05′ Blendi Memaj (Lir) gjuan bukur brenda zonës, por pret ‘gardiani’ Arben Beqiri.

-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Beqiri, Pira, Basriu, Asare, Mersini, Jashari, Hyseni, Hoti, Hyshmeri, Maloku, Herman. Kryetrajner: Sabit Osmani

Liria: Gashi, Bytyqi, Dina, Daci, Riaskos, Mustafa, Vivas, Fetahaj, B.Memaj, A.Memaj, Karahoda. Kryetrajner: Erdogan Celina

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Jakup Musolli, Alban Ejupi, Bardh Ajeti

Stadiumi: “Riza Lushta” – Mitrovicë

Ferizaj – KEK-u 4-1

-Mbyllet ndeshja!

90+2′ Goool. Durim Gashi (Feri) realizon edhe golin e katërt për ekipin vendas.

85′ Goool. Hysen Demiri (Fer) gjuan për mrekulli nga afërsia dhe realizon për 3-1.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

33′ Goool. Burim Shabani (Fer) shfrytëzon një harkim të bukur të Arbër Mones dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë për 2-1.

16′ Goool. Burim Shabani (Fer) përfiton nga topi i kthyer nga traversa dhe dërgon topin drej rrjetës 1-1.

12′ Goool. Pleurat Hajdini (KEK) godet bukur me të majtën dhe realizon në portën e Armend Blakçorit për 0-1.

07′ Hysen Demiri (Fer) gjuan nga rreth 20 metra, por ‘gardiani’ Habib Gllareva pret me sukses.

-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Blakçori, Shoshi, Kuka, Mone, Demiri, Dautaj, Shala, B.Shabani, Dr.Gashi, Hamiti, Du.Gashi. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli

KEK-u: Gllareva, Kutllovci, Prishtina, Tejeci, Vitija Berisha, Lleshi, Qerimi, Hajdini, Dushi, Stullqaku. Kryetrajner: Alban Dragusha

Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Fatmir Abrashi, Isak Ceroviku

Stadiumi: Me bari sintetik – Ferizaj

/Gazeta Sheshi/