Llapi ‘thumbon’ Ballkanin: Përballemi me rivalin e elminuar në Kupë

923

Llapin e pret një përballje tejet e vështirë në fundjavë, teksa ballafaqohet me liderin e kampionatit Ballkanin. Megjithatë, atmosfera është pozitive në kampin llapjan dhe kjo gjë vërtetohet edhe nga publikimi i fundit në faqen zyrtare, shkruan Gazetasheshi.com.

“Legjendat” e cilësojnë Ballkanin si një skuadër të eleminuar nga Kupa dhe atë pikërisht nga ta, ndaj edhe një ‘thumbim’ i tillë nuk kishte se si mos të mungonte.

“Derbi i javës së 22-të me rivalin e eliminuar në Kupë, Ballkanin transmetohet të dielën drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe Art Sport 1”, thuhet në publikimin e KF Llapi.

Publikimi i KF Llapi në faqen zyrtar para takimit me FC Ballkanin

Kujtojmë që Llapi e eleminoi Ballkanin nga garat e Kupës pas ekzekutimit të penaltive.

/Gazeta Sheshi/