Llapi shijon fitoren e parë në Superligë, rastet dhe golat e ndeshjes në Podujevë

Llapi ka gjetur edhe fitoren e parë sezonale, derisa në shtëpi ka triumfuar me rezultat të pastër përballë Arbërisë 2-0.

Mentor Zhdrella dhe Ahmed Januzi realizuan për ekipin e Tahir Batatinës që fillon të frymojë më mirë tashmë pas këtij triumfi, shkruan Gazetasheshi.com

Duhet theksuar se mysafirët dështuan nga njëmbëdhjetë metërshi në pozitën e dytë, pasi që goditjen e Almir Kryeziut e priti ‘gardiani’ Steven Hoffman.

Rastet dhe golat e shënuar nga ndeshja e sotme mund t’i shikoni në videon e mëposhtme.

/Gazeta Sheshi/

https://www.facebook.com/sportineklankosova/posts/1059727831129808