Llapi shfaqet në “El Clasicon” e mbrëmshme (Foto)

163

Mbrëmë është luajtur ndeshja më e madhe në planet ajo ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit (1-2) e njohur si “El Clasico”.

Në këtë ballafaqim nuk kanë munguar as tifozët shqiptarë. Një i tillë ka befasuar me foto nga “Camp Nou”.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka postuar në llogarinë e tij në “Facebook” një foto në të cilin shihet një tifoz në “Camp Nou” para ndeshjes së mbrëmshme me një fletë në dorë, në të cilën shkruhej: “Forca Llapi”, shkruan Gazeta Sheshi.

Gjithsesi, tifozi mund të ketë qenë ndonjë adhurues i Llapit, por skuadra e tij nuk është që po e kënaq shumë atë me rezultatet e fundit.

1916255_209050726135151_1175837435958518678_n