Llapi prezanton katër talentë të rinj

Katër futbollistë të rinj janë bashkuar sot me KF Llapin, ka bërë të ditur klubi llapjan përmes një postimi në Facebook.

“Llapi gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe katër talentë që do i bashkohen projektit dhe filozofisë së KF Llapit ku nga Llapi do iu hapen rrugët drejt klubeve të Evropës. Kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina pas prezantimit të tyre ka theksuar se ka besim dhe përkrahje të plotë të talentëve në të gjithë Kosovën”, thuhet në postimin e klubit, transmeton Gazetasheshi.com.

Futbollistët që janë bashkuar me Llapin janë këta:

Ron Emini, 17 vjeç, i lindur më 03.04.2002 – është portier i cili i bashkohet Llapit nga Elite Football Academy. Ron Emini ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin.

Bekim Maliqi, 17 vjeç, i lindur më 26.07.2001- është sulmues krahu i cili ka luajtur për 2 Korrikun dhe së fundmi në kategorinë e seniorëve, tek Minatori. Sulmuesi llapjan, Bekim Maliqi për 5 vitet e ardhshme do jetë pjesë e Llapit.

Arizon Rexhepi, 19 vjeç, i lindur më 25.01.2000 – është mbrojtës krahu dhe tek Llapi vie nga skuadra e KEK-ut, kurse karrierën e ka nisur tek SHF Kurda. Arizon Rexhepi ka nënshkruar kontratën e tij për 3 vitet e ardhshme të jetë pjesë e Llapit.

Blerand Qitaku, 18 vjeç, i lindur më 13.12.2000 – është sulmues dhe klubi i tij i fundit është Gjilani. Blerand Qitaku ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin.