Llapi humbet ndaj modestëve të Egnatias, të besuarit e Batatinës bien në provën e parë

Llapi prej ditësh ka marrë rrugë drejt Shqipërisë për të vijuar me fazën përgatitore për pjesën pranverore të kampionatit.

Të besuarit e Tahir Batatinës zhvilluan këtë të shtune (17 janar) duelin e parë kontrollues, teksa u ndeshën me skuadrën e Egnatias që bën gara në Ligën e Parë të futbollit shqiptar.

Këtë duel e triumfuan nikoqirët me rezultat 2-0, falë golave të realizuar nga braziliani Da Costa dhe Mustafaj.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 0-0, ndërkohë që në pjesën e dytë, pas ndryshimeve të shumta që bënë dy trajnerët erdhën edhe golat.

FULL TIME FK Egnatia 2-0 FC Llapi Da Costa ⚽️ Mustafaj ⚽️🎽 Hasanbelli Marco's Vogli Bejko Allmuca Bilali Brahimaj…

Posted by KF Egnatia on Saturday, January 18, 2020

Gjatë ditëve në vijim KF Llapi pritet që ti zhvillojë edhe disa duele të tjera kontrolluese.

/Gazeta Sheshi/