Llapi huazon pesë futbollistë

Klubi Futbollistik “Llapi” ka huazuar pesë futbollistë të rinj.

Tre futbollistë janë dërguar në skuadrat shqiptare, kurse dy tjerë në futbollin kosovar, shkruan Gazetasheshi.com

Më poshtë e keni njoftimin e klubit:

K.F. Llapi ka mbyllur afatin kalimtar veror me afrimet të cilat iu kanë dashur si dhe në koordinim me futbollistët kanë gjetur gjuhën e përbashkët që disa prej tyre të huazohen në klube tjera për të pasur sa më shumë minuta dhe ndeshje të luajtura.

Bëhet fjalë për portierin Loris Kikrri i cili për këtë edicion është huazuar në Kategorinë e Parë tek skuadra e Egnatias, dyshja Alban Shabani dhe Bekim Maliqi janë huazuar në Kategorinë Superiore tek Skënderbeu, kurse Blerand Qitaku në Dardanë dhe Gentrit Duriqi tek skuadra e Podujevës.

K.F. Llapi të lartëcekurve iu dëshiron shumë suksese në skuadrat në të cilat janë të huazuar dhe pret që të kenë minutazhën e mjaftueshme dhe njëherit presim që të gjithë t’i tregojnë vlerat e tyre.

/Gazeta Sheshi/