Llapi-Gjilani 4-0 (2-0)

345

Dueli kryesor i çerekfinales së Kupës zhvillohet në Merdarë, derisa në mejdan do të dalin Llapi dhe Gjilani për të kërkuar biletën që i dërgon ato drejt gjysmëfinales. Tashmë dy trajnerët Tahir Batatina dhe Bylbyl Sokoli kanë hedhur formacionin startues në fushë:

90+2′ Mbyllet ndeshja. Llapi është në gjysmëfinale të DigitAlb Kupës.

70′ Enis Zabërgja parabolon në mënyrë mjeshtrore gardianin Kaqiu, për të realizuar një supergol, 4-0 për vendasit.

55′ Namani realizon golin e tretë për vendasit, derisa është gjendur mjaft mirë në zonën e rreptësisë dhe ka gjuajtur për mreulli, 3-0 për vendasit.

51′ Goditjen e Bahri Kerës e ndal Ademi. Mbrojtja vendase largon topin nga vija fatale.

50′ Penallti për miqtë. Rusi përfiton penalti, pas ndërhyrjes së Namanit.

48′ Vendasit kanë mundësi të mirë për ti mbyllur llogaritë e ndeshjes, derisa Emini godet pingulen nga afërsia.

46′ Fillin pjesa e dytë e lojës. Trajneri Bylbyl Sokoli ka kryer edhe zëvendësimin e dytë në ndeshje duke inkuadruar Betim Haxhimusen në vend të Fidan Hasanit.

45+2′ Përfundon pjesa e parë e lojës, vendasit marrin epërsinë e dy golave në dhomat e zhveshjes.

40+1′ Arbër Shala avanson për mrekulli nga ana e majtë dhe gjuan pë mrekulli, mirëpo pret Ademi.

40′ Edon Zeqiri pranon një top të mirë brenda zonës dhe pasi kalon gardianin Kaqiu orienton topin drejt rrjetës, 2-0 për vendasit.

34′ Emini realizon nga penaltia, 1-0 për vendasit.

31′ Penalti për vendasit. Ergon Hyseni ndal në mënyrë të palejuar Zabërgjen.

30′ Pozitë e dyshimtë jashtë loje e Shkëmbim Salihut i cili del i vetëm me Ademin, protesojnë udhëtuesit.

27′ Vendasit dalin në një mundësi shumë të mirë shënimi, derisa Edon Zeqiri gjuan për mrekulli brenda zonës, por edhe më mirë përgjigjet Kaqiu.

25′ Alban Rexhepi gjuan për mrekulli në drejtim të portës së Ademit, i cili ishte me fat këtë rast, pasi topi përdon mbi traversë.

17′ Zabërgja rrëmben një top brenda zonës nga Arbër Shala dhe vendos vetë të përfundon aksionin, derisa gjuan pranë golit.

15′ Alban Rexhepi asiston për mrekulli për Gëzim Rusin që gjuan për mrekulli drejt golit, mirëpo balta nuk e lejon topin të shkojë drejt rrjetës.

10′ Blakçorri gjuan nga dënimi, mirëpo topi shkon skaj shtyllës pingule të Kaqiut.

03′ Zabërgja fut topin në thellësi për Sinanin, por Kaqiu ka evituar rrezikun në momentin e fundit.

01′ Fillon ndeshja me futbollistët e skuadrës së Gjilanit në aksion.

Llapi:Ademi, Jashari, Sinani, Kuka, Blakqori, Namani, Shabanaj, Zogiani, Zeqiri, Emini, Zabërgja.Trajner: Tahir Batatina.

Gjilani: Kaqiu, Shala, Kastrati, Hasani, Jamal, Kera, Mustafa, Shabani, Rexhepi, Rusi, Salihu.Trajner: Bylbyl Sokoli.

/Gazeta Sheshi/