Llapi e Feronikeli nuk gabojnë, Ferizaj tmerron Ballkanin

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të xhiros 29 të Ipko Superligës. Dy skuadrat e kreut, Llapi dhe Feronikeli kanë vazhduar me fitore ndaj skuadrave gjilanase, Dritës dhe Gjilanit, raporton Gazetasheshi.com.

Llapi fitoi me vështirësi ndaj Dritës 1:0, kurse Feronikeli me shifrat 2:0 mposhti Gjilanin.

Ndërkohë, fitore të madhe për t’i ikur zonës së barazhit ka marrë Ferizaj që ka mposhtur Ballkanin në shtëpi me rezultat 4:2.

LIVE

Llapi – Drita 1-0

Përfundon ndeshja

87′ Goditje e fuqishme e Jonuzit, sërish në vend Kirev

82′ Endrit Krasniqi ka tentuar ta zë në befasi portierin Haxho nga gjujtja e lirë, por ‘gardiani’ i Llapit reagon mirë me gjithë vështirësitë

79′ Ahmed Jonuzi tenton, pret Kirev

72′ Gooool… Festim Alidema ka realizuar eurogol me të majtën

55′ ‘Predhë’ e Hamdi Namanit, vendimtar Kirev me pritjen e tij

51′ Rast i mirë për Llapin, Bujar Idrizi nga gjuajtja e lirë godet tërthorësen

46′ Starton pjesa e dytë

-Mbyllet pjesa e parë!

43′ Xhevdet Shabani (Dri) nuk e arrinë një top nga Kyrian Nwabueze dhe shpërdoron një rast të 100%.

25′ Festim Alidema (Llap) gjuan me kokë nga afërsia, por pret ‘gardiani’ Mario Kirev.

24′ Ahmed Januzi (Llap) gjuan me kokë, por goditja e tij shkon vetëm mbi portë.

11′ Haxhi Neziraj (Dri) gjendet në pozitë ideale për të shënuar, por goditja e tij shkon lartë mbi portë.

08′ Mario Kirev (Dri) grushton topin në fundore, duke i mohur gol të sigurt Ahmed Januzit.

-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Llapi: Haxho, Emini, Sinani, Prençi, Idrizi, Namani, Maliqi, Zeqiri, Alidema, Selmani, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina.

Drita: Kirev, Osmani, Limani, Gërbeshi, Berisha, B.Shabani, Krasniqi, Neziraj, Haxhimusa, Xh.Shabani, Nwabueze. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Isak Ceroviku

Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

Feronikeli – Gjilani 2-0

Përfundon ndeshja

83′ Zeka tenton me kokë, por nuk është i saktë

76′ Rast i rrallë për Gjilanin. Kushtrim Shabani tenton nga gjuajtja e lirë, mbi portë

62′ Kastriot Rexha tenton sërish me kokë, por kësaj radhe mbi portë

46′ Starton pjesa e dytë

-Mbyllet pjesa e parë!

35′ Goool. Jean Carioca (Fer) realizon nga pika e bardhë për 2-0.

34′ Fisnik Papuçi (Gjil) pengon brenda zonës futbollistin Kastriot Rexha dhe gjyqtari kryesor akordon penalti.

25′ Lapidar Lladrovci (Fer) gjuan me kokë, por goditja shkon pranë portës.

08′ Goool. Kastriot Rexha (Fer) gjuan bukur me kokë pas harkimit të Yll Hoxhës për të realizuar 1-0.

-Starton ndeshja!

Gazetasheshi.com mëson se presidenti Ramaj u ka premtuar premio edhe për këtë ndeshje në rast fitoreje. Më parë futbollistët e Feronikelit ishin paguar 100 euro për çdo ndeshje, ndërkohë, kjo shumë tashmë është rritur.

Foto: Naser Raman, presidenti i KF Feronikelit ka ardhur ta ndjekë nga afër ndeshjen përballë Gjilanit


Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Troshupa, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Millaku, Dabiqaj, Zeka, Da Silva, Fazliu, Rexha. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Gjilani: Haxhihamza, Papuçi, Lila, Halili, Magani, Lopez, Kosumi, Shabani, Nika, Hajdari, Perez. Kryetrajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Dardan Çaka

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas

Ballkani – Ferizaj 2-4

Përfundon ndeshja

90+4′ Goool… Nebia ka realizuar për Ballkanin, por tashmë është vonë

90′ Gooool… Ermal Krasniqi ka relizuar golin e katërt për Ferizajn

72′ Hadzovic tenton nga gjuajtja e lirë, intervenim fantastik i portierit Blakqori

59′ Gooool… Qëndrim Dautaj realizon golin e tretë për Ferizajn. Asistues tani Dren Gashi

49′ Goool… Dren Gashi ka realizuar sërish për Ferizajn

46′ Starton pjesa e dytë

-Mbyllet pjesa e parë!

38′ Goool. Jetmir Topalli (Ball) përfiton nga një devijim i Viktor Kukës dhe realizon për ta barazuar rezultatin 1-1.

32′ Tarik Cacmjanin (Ball) gjuan nga afërsia në një mundësi ideale për të realizuar, por pret sërish Armend Blakçori.

29′ Goool. Dren Gashi (Fer) shfrytëzon në maksimum një pasim të Viktor Kukës dhe realizon për 0-1.

27′ Visar Berisha (Ball) devijon një top brenda zonës, por mbi traversë.

25′ Qëndrim Dautaj (Fer) gjuan me të majtën, por vetëm mbi portë.

20′ Besnik Krasniqi (Ball) shkarkon të djathtën e tij nga largësia, por pret ‘gardiani’ Armend Blakçori.

-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Hajdini, Krasniqi, Potoku, Berisha, Jashari, Cmajcanin, Muçaj, Kuç, Emini, Topalli, Nebija. Kryetrajner: Gani Sejdiu.

Ferizaj: Blakçori, V.Shabani, Mone, Shoshi, Kuka, E.Shabani, Dautaj, Shala, Dr.Gashi, Qerkini, D.Gashi. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli.

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Erduan Baliqi, Elvic Bicaj, Arben Halilaj

Stadiumi: I Qytetit – Therrandë

/Gazeta Sheshi/