Llapi ‘bombardon’ sërish, transferon Bërbatovcin

1736

Llapi nuk ka të ndalur. Skuadra nga Podujeva ka realizuar edhe transferimin e radhës. Fjala është për sulmuesin e njohur, Florim Bërbatovci.

Ish-futbollisti i Lirisë ka arritur marrëveshje njëvjeçare me Llapin dhe bashkë me Berat Hysenin do të përbëjnë dyshen e frikshme të sulmit.

Anëtari i kryësisë së Llapit, Muhamet Rexhepi i ka thënë Gazetës Sheshi se me Bërbatovcin do të jenë edhe më të fortë në edicionin e ri në realizimin e synimit që kanë, fitimin e titullit të kampionit.

Rexhepi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në ditët në vijim të zbarkojë edhe ndonjë tjetër futbollist.

Llapi më parë është përforcuar edhe me Berat Hysenin, Festim Krasniqin, Fuat Karabegun, Rron Statovcin, Ilir Avdylin, Arbnor Zeqirin, Nikola Gjorgjievskin, Bujar Idrizin, Filonit Shaqirin dhe Nazif Mulakun.