Klubi i Vushtrrisë që para këtij edicioni kishte emrin Llamkos Kosova, arriti që në edicionin 2013/14 ta fitojë titullin e kampionit në krye me trajnerit Ismet Munishi.
Dhe, trofeu i më të mirit erdhi vetëm një edicion pas atij kur Vushtrria kishte mbijetuar në Superligë.
Atëbotë (2013/14), Vushtrria 24 pikë i pati fituar vetëm pas 12 ndeshjeve. Ndërsa, sivjet, nga 24 xhiro i ka 24 pikë, transmeton Gazeta Sheshi.
Ndryshim i madh për pak vite te ekipi që sivjet rrezikon shumë rënien nga Superliga.