Lladrovci edhe zyrtarisht largohet nga Kukësi

273

Numri i futbollistëve kosovarë në skuadrën e parë të Kukësit mbetet në një, pasi Lapidar Lladrovci edhe zyrtarisht është larguar nga klubi, duke e lënë të vetëm Besar Musollin.

Ish-kapiteni i Feronikelit ditë më parë u la i lirë nga kryesia e klubit, por kishte edhe disa çështje për t’i zgjidhur dhe si duket tashmë edhe detajet e vogla janë sqaruar dhe Lladrovci është futbollist i lirë, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndarjen me Kukësin, futbollisti e ka konfirmuar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook.