Liverpooli mund të mbetët pa titull të Premier Ligës, Koronavirus mund ta ndërprejë kampionatin!

Liverpool aktualisht është 22 pikë pikë larg përcjellësit të parë Manchester City në garën për Ligën Premier dhe vetëm koronavirus mund që ti marrë kampionatin, transmeton Gazetasheshi.com.

“Të kuqtë” janë duke marshuar sigurt drejt titullit kampion mas 30 vitesh pritje dhe atë me një ecuri fantastike duke mos e humbur as edhe një ndeshje të vetme këtë edicion.

Por, duket se koronavirus do ti shkaktojë jo pak telashe skuadrës së Jurgen Klopp.

“The Telegraph” shkruan sot, se nëse koronavirus e detyron Premier Ligën të mos e vazhdoj sezonin dhe të ndërpritet në këto xhiro, atëherë “The Reds” mund të mbetët pa titull, pasi asnjë ligj nuk e mbron “nëse sezoni ndërpritet”.

Liverpool don't deserve to have their title challenge ended by Coronavirus. Image: PA ImagesRregullat në ishull janë të prera dhe të disfavorshme për Liverpoolin në këtë rast.

Shumë skuadra që kanë sezonin e dobët këtë edicion sikurse Arsenal dhe Manchester United mund të shpëtonin, pasi që me ndërprerjen e kampionatit më asnjë statistikë nuk do të kishte vlerë dhe sezoni ri do të niste nga 0.

/Gazeta Sheshi/