Liverpooli hesht Unitedin, ja skuadrat e kualifikuara

88

Athony Martial kaloi vendësit në epërsi duke realizuar nga penalltia, por rezultatin e barazoi Philipe Coutinho, me një gol mjeshtëror.

Tjetër ballafaqim në Londër ishte ai mes Tottenhamit dhe Borussia Dortmundit, që u fitua nga gjermanët 2:1, të cilët e kishin fituar edhe ndeshjen e parë (3:0), përcjellë “Lajmi.net”.

Sevilla eliminoi Baselin (3:0), Braga u kualifikua ndaj Fenerbahces (4:1) derisa eliminimin e shijoi edhe Anderlechti i Besnik Hasit, që u mposht edhe në shtëpi nga ukrainasit e Shakhtar Donetskut (0:1).

Rezultatet komplete:

Manchester United-  Liverpool 1:1
Anderlecht-Shakhtar Donetsk 0:1
Braga-Fernerbahce 4:1
Sevilla-Basel 3:0
Tottenham-Dortmund 1:2