Liverpooli gati ta transferojë futbollistin e Barcelonës

204

Liverpooli është duke menduar të bëjë revolucion në ekip për sezonin e ri. Trajneri, Jurgen Klopp, dëshiron ta pastrojë ekipin që e ka në dispozicion dhe t’ia shtojë atij disa vlera për të synuar trofe në edicionin e ri, i cili do të fillojë në muajin e ardhshëm.

Dhe, sipas medieve franceze, synim i trajnerit gjerman është ta transferojë mbrojtësin e Barcelonës, Jeremy Mathieu.

“Reds” i humbën dy lojtarët e qendrës, Martin Skrtel e Kolo Toure këtë sezon, ndërsa tash do të tentojnë me të gjitha forcat që ta transferojnë ish-futbollistin e Valencias.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze, “Le Parisien”. Për të bërë këtë klubi nga “Anfield Road” duhet ta mposhtë konkurrencën e Besiktasit, i cili ka ofruar 7 milionë euro për futbollistin francez, i cili nuk po luan rregullisht në “Camp Nou”.

Liverpooli pas Mathieut