Liverpool në gjah për Gotzen, pasi Ancelotti nuk e do gjermanin

153

Jurgen Klopp dhe Mario Gotze duken një histori dashurie më e bukur se vetë filmi Twilight. Bashkimi i dy gjermanëve mund të ndodh në Anfield Road, pasi që tekniku Klopp po e mërkon me ngulm ish-mesfushorin e Borussia Dortmund, transmeton Gazeta Sheshi.

Siç kanë raportuar ditëve të fundit mediat gjermane, trajneri i ardhshëm i bavarezëve Carlo Ancelotti nuk llogarit shumë në shërbimet e Gotze-s, dhe me këtë rast e ka vënë nën lëvizje agjentin e tij për të gjetur një klub të ri.

Skuadra ikonike nga Anfield, Liverpool, është shumë e interesuar për shërbimet e djaloshit të artë, me ç’rast kanë ofruar 31 milionë funte për të.

/Gazeta Sheshi/