Liverpool di të fitojë edhe me dhjetë lojtarë

85

Skuadra e Jurgen Klopp regjistron një tjetër fitore me rëndësi në luftën për daljen në Europë, derisa këtë vikend ka triumfuar në udhëtim tek skuadra modeste e Crystale Palace (1-2), njofton Gazeta Sheshi.

Liverpool u detyrua të përmbysë golin e Joseph Ledley, në minutën e 49, derisa katalizatorë i këtij triumfi ishte Christian Benteke me një penalti mjaft të dyshimtë në minutën e katërt shtesë.

Roberto Firmino kishte barazuar më herët rezultatin, derisa më pas erdhi edhe simulimi i vitit.

Aktualisht Liverpooli mban pozitën e shtatë me 44 pikë, ndërsa Crystal Palace vazhdon në vendin e 15-të me 32 pikë.

/Gazeta Sheshi/