Tri fitore të mysafirëve, barazim dramatik në Skenderaj

570

Kanë përfëunduar pesë ndeshjet e xhiros së tretë të Vala Superligës.

Drenica dhe Besa kanë barazuar 1:1. Gjilani ka marrë tri pikë të mëdha në udhëtim te Ferizaj pas fitores 2:1.

Fitore në udhëtim ka realizuar edhe Llapi që mundi Dritën 1:0 dhe Liria që mposhti Trepçën 4:1.

Prishtina pa ndonjë problem mundi Hajvalinë, 3:0.

Ferizaj – Gjilani 1:2

Përfundon ndeshja

70′ Enis Kuka pati rast të mirë, por zëvendësuesi i Bushit nuk qëlloi cakun.

60′ Gool… Betim Haxhimusa ka realizuar gol ndaj ish-skuadrës. Tani Gjilani avancon.

Nis pjesa e dytë

30’ Gool… Gjilani barazon shifrat. Sulmuesi Isa Eminhaziri realizoi për udhëtuesit

9’ Gool… Muhabi Bushi kalon Ferizajn në epërsi pas shënimit me kokë

Drenica – Besa 1:1

Përfundon ndeshja

90+3′ Gool… Qemail Elshani dënon ish-skuadrën dhe barazon rezultatin.

87′ Skenderajasit po menaxhojnë mirë rezultatin dhe janë afër fitores.

75′ Drenica vazhdon të avancojë me golin e Mziut, por Besa tani ka shtyuar trysninë në portën vendase.

62′ Gool… Drenica në epërsi. Realizon i riu Osmani Mziu me kokë nga afërsia pas asistimit të Granit Arifajt.

Nis pjesa e dytë

Prishtina – Hajvalia 3:0 

Përfundon ndeshja

86′ Pavarësisht se po luan me dy futbollistë më shumë, Hajvalia nuk po arrin t’i shënojë Prishtinës.

67′ E pabesueshme. Tani Prishtina me dy futbollistë me pak. Endrit Krasniqi përjashtohet direkt me karton të kuq nga gjyqtari Hajriz Hajdari.

64′ Prishtina mbetet me një futbollist më pak, pasi Debatik Curri përjashtohet me kartonin e dytë të verdhë

62′ Gool… Ahmed Januzi realizon golin e tretë për Prishtinën

Nis pjesa e dytë

10’ Gool… Ishi i Hajvalisë, Liridon Leci shënon ndaj ish-skuadrës nga gjuajtja e lirë

1’ Gool… Labinot Osmani ka realizur gol të hershëm për Prishtinën

Trepça – Liria 1:4

Përfundon ndeshja

90+3′ Gool… Durim Gashi realizon golin e katërt për Lirinë

90+2′ Goool … Fetahaj shënon për Lirinë

90′ Goool… Hasan Hyseni realizon për Trepçën

85′ Gool… Visar Berisha realizon golin e dytë me kokë për Lirinë

77′ Trepça kërkon barazimin, por Liria disa herë po rrezikon me kundërsulme. Ndeshje interesante në Mitrovicë.

64′ Bujar Rama i Trepçës përjashtohet me kartonin e dytë të verdhë.

63′ Gool… Blendi Memaj kalon lirinë në epërsi pas asistimit të Liridon Fetahajt

Nis pjesa e dytë

Drita – Llapi 0:1

Përfundon ndeshja

83′ Drita orvatet të barazojë shifrat, por pa sukses

69′ Goool… Berat Hyseni pasi u inuadrua në lojë arriti të realizojë pas asistimit të super-talentit, Rron Statovci

Nis pjesa e dytë