Barazim dramatik në derbi, kampioni nuk gabon

Tanimë dihen të gjitha rezultatet e xhiros së katërt të Vala Superligës.

Besa dhe Prishtina kanë barazuar 1:1 në derbi. Ganezi Abdul Basit Khalid ka realizuar për mysafirët në minutën 17, kurse Qemajl Elshani sikurse në mesjavë ndaj Drenicës, realizon në kohën shtesë, duke i siguruar një pikë ekipit të tij.

Liria ka regjistruan edhe fitoren e dytë, pasi ka mundur në shtëpi Dritën 3:1.

Fitore të rëndësishme dhe të thellë ka shënuar edhe Trepça ’89, që mundi Llapin 3:0.

Kampioni në fuqi, Feronikeli ka fituar 2:1 ndaj Ferizajt. Ekipi nga Drenasi shpërdoroi disa mundësi të mira që kanë mundur t’i hakmerren.

Dje janë zhvilluar dy duelet tjera: Gjilani mundi Drenicën 2:0, kurse Hajvalia e Trepça ndanë pikët.

Besa – Prishtina 1-1 

Përfundon ndeshja

90+2′ Gool… Barazon gjithçka Qemajl Elshani pas harkimit të Papuqit.

86′ Xhevdet Shabani gjuan për mrekulli, por pret Muçiqi. Besa mbetet pranë portës prishtinase.

74′ Tensione në Pejë. Makenda fjaloset me Florent Papuqin.

70′ Fisnik Papuqi godet me kokë, por jashtë përfundon topi.

67′ Mërgim Pevqeli godet nga një distancë mjaft e madhe, por qëllon vetëm traversën e Kolshit, i cili ishte vetëm i mposhtur, mbetet vetëm 0-1

57′ Dabiqaj provon për mrekulli nga distanca, mbi traversë.

56′ Khalid me të majtën dështon ta qëllon cakun, duke gjuajtur vetëm jashtë.

46′ Leart Emini kërkon penallti brenda zonës, por merr vetëm kartonin e verdhë për simulim.

Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

33′ Dabiqaj provon nga ndërprerja, por jashtë portës.

25′ Pacolli përsëri në mundësi të mirë shënimi, por sërish i mungon finalizimi duke gjuajtur jashtë.

18′ Khalid dërgon topin jashtë zonës nga afërsia, derisa kishte të gjitha mundësitë e realizuar për të ngritur epërsinë e Prishtinës.

17′ Gool… Prishtina kalon në epërsi. Khalid realizoi.

15′ Ahmed Jonuzi me mundësi të mirë, traversa shpëton Besën

04′ Pacollit i ofrohet mundësia e parë shënimi për vendasit. Por sulmuesi nuk i përgjigjet mirë asistimit të Eminit duke gjuajtur drejt në duart e Muçiqit.

– Starton ndeshja

– Hedhen themelet e para të rindërtimit të stadiumit “Shahin Haxhiislami”. Kryetari Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherri, së bashku më Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kanë bërë hedhjen e gurëthemelit për rindërtimin e stadiumit në Pejë.

14274507_10210204149401348_405469511_o 14315908_10210204145721256_475244632_o

Besa: Kolshi, Osmani, Prekazi, Fl. Papuqi, Fi. Papuqi /c/, Pacolli, Dabiqaj, Elshani, Myftaraj, Shabani, Emini. Trajner: Gani Sejdiu.

Prishtina: Muqiqi, Maxhuni, Dallku /c/, Kukaj, Leci, Hamiti, Pefqeli, Milloviç, Lushtaku, Abdul, Januzi. Trajner: Kushtrim Munishi.

 

Liria – Drita  3-1

Përfundon ndeshja

80′ Liria gjithnjë e më afër fitores

71′ Gool… Drita ka realizuar gol të vonshëm

69′ Liria vazhdon të avancojë dhe po luan më mirë

51′ Gool… Liria po e shkatërron Dritën. Një ish-futbollist i ekipit gjilanas, Alban Shillova ka realizuar pas asistimit të Islamajt

46′ Gool… Liria shton epërsinë. Shënues kësaj radhe është Blendi Memaj

Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

34′ Petrit Osmani i Dritës në rast ideal, por portieri Valmir Hajrizaj shpëton Lirinë

3′ Gool… Meriton Korenica ka zhbllokuar rezultatin në Prizren, duke realizuar për vendasit pas asistimit të Liridon Fetahajt.

 

Trepça ’89 – Llapi 3-0

Përfundon ndeshja

70′ Gool… Fiton Hajdari shënon sërish dhe i vetëm me portierit Ilir Avdyli e dërgon topin në rrjetë

65′ Llapi tani ka marrë lojën në dorë, por vendasit po e menaxhojnë mirë sfidën

47′ Gool… 89-shi shton epërsinë. Nigeriani John asistoi për Fiton Hajdarin që dënon ish-skuadrën e tij

Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

28′ Gool… Florent Hasani pranon një top, bën lëvizje mashtëruese dhe dërgon topin në rrjetë

4′ Fuad Karabegu rrezikon seriozisht, por Bledar Hajdini shpëton Trepçën ’89

 

Feronikeli – Ferizaj 2-1

http://www.dailymotion.com/video/x4swikl_kf-feronikeli-2-1-kf-ferizaji-all-goals-and-full-highlights-11-09-2016-hd_sport

Përfundon ndeshja në Drenas

90′ Edhe katër minuta lojë shtesë në stadiumin “Rexhep Rexhepi”

66′ Gool… Blerand Kurtishaj rikthen epërsinë e Feronikelit pas asistimit të Mentor Zhdrellës

60′ Gool… Edon Sadriu i Ferizajt barazon shifrat pas depërtimit të mirë

50′  Është skuadra vendase ajo që ka iniciatëvën, por pa sukses në tentim për ta gjetur golin e dytë.

– Starton pjesa e dytë

-Mbyllet pjesa e parë

45′ Tërshana provon i fundit për miqtë në tentim për ta barazuar rezultatin, por Neziri ruan golin e Hotit.

43′ Aksion model i skuadrës vendase që nuk përfundon në rrjetë. Kurtishaj luan pasimin e fundit për Krasniqin që gjuan skaj pingules.

30′ Blerand Kurtishaj dëshpron me goditjen e tij me kokë brenda zonës, duke gjuajtur drejt në duart e Rexhepit.

18′ Labinot Shabani shpërdoron mundësinë më të mirë për ta barazuar rezultatin, por gjuajtja me këmbën e djathtë përfundoi lartë mbi portë.

17′ Vendasit tepër të rrezikshëm përmes anësorëve duke rrezikuar portën e Rexhepit, por megjithatë ende nuk e kanë gjetur golin e dytë, i cili duket të jetë çështje minutash.

13′ Milicaj i posa inkuadruar në lojë, godet brenda zonës, topi mbi portën e Rexhepit.

04′ Gool Mendurim Hoti zhbllokon rezultatin në Drenas. Një aksion që nuk premton shumë Hoti e shndërron në gol duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes udhëtuese, 1-0.

– Starton ndeshja

Feronikeli: Neziri, Krasniqi, Gërbeshi (c), Haliti, Doshlaku, Shabani, Maliqi, Gashi, Zhdrella, Hoti dhe Kurtishaj. Trajner: Afrim Tovërlani.

Ferizaj: Rexhepi, Pira, Idrizi, Istrefi (c), Tërshana, Bardhi, Thaqi, Bushi, Shabani, Sadriu dhe Salihu. Trajner: Agron Selmani.

 

/Gazeta Sheshi/