LIVE – Shorti i Ligës së Kampionëve (Video)

222

Edhe pse ata mund të jenë shokë në fushë, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale do të garojnë kundër njëri-tjetrit në natën e enjte(sot) për çmimin e yllit më të shndritshëm të Evropës.

Lojtarët e Real Madrid janë në listën e ngushtë të fundit, së bashku me yllin francez, Antoine Griezmann.

grizaronaldobale

Ian Rush, legjenda e Liverpoolit, si ambasador i UEFA-s, sjell kupën e Ligës së Kampionëve. Finalja e këtij viti do të zhvillohet në stadiumin kombëtar të Uellsit, në Cardiff.

uefa 2

Sot, me fillim në ora 18:00 në Moncao do të hedhet shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjeve e mbrëmshme kualifikuese, tashmë janë mësuar 32 ekipeve që do të marrin pjesë në ligën më prestigjioze evropiane për klube.

Real Madrid është kampion aktual i kësaj lige pas fitores në penallti kundër Atletico Madrid, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se finalja e këtij viti do të zhvillohet në stadiumin kombëtar të Uellsit, në Cardiff.

Ndërsa rreth orës 19:00 do të përzgjidhet edhe futbollisti dhe futbollistja më e mirë në Evropë, ku tek meshkujt tre finalistë janë Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale (Real Madrid) si dhe Antonie Griezmann (Atletico Madrid).

Vlen të theksohet se këtë vit do të paraqiten tetë shqiptarë në Ligën e Kampionëve, përkatësisht shtatë futbollistë dhe një trajner.

Kujtojmë se klubet e të njëjtit shtet nuk mund të jenë në të njëjtin grup, por edhe shkaku i konfliktit të armatosur mes shtetit rus dhe ukrainas, ekipet prej këtyre vendeve nuk mund të jenë në një grup.

Vazo e parë:
Real Madrid,
Barcelona
Leicester City
Bayern München
Juventus
Benfica
Paris Saint-Germain
CSKA Moskva

Vazo e dytë:
Atletico Madrid
Borussia Dortmund
Arsenal
Manchester City
Sevilla
Porto
Napoli
Bayer Leverkusen

Vazo e tretë:
Basel
Tottenham Hotspur
Dynamo Kyiv
Lyon
PSV Eindhoven
Sporting CP
Club Brugge
Borussia Mönchengladbach

Vazo e katërt:
Celtic
Monaco
Besiktas
Legia Warszawa
Dinamo Zagreb
Ludogorets Razgrad
Kobenhavn
Rostov

Takimet e para do të zhvillohen më 13-14 shtator, ndërsa më poshtë gjenden datat se kur do të luhen ndeshjet e fazës grupore.

Ndeshjet e para: 13-14 shtator
Ndeshjet e dyta: 27-28 shtator
Ndeshjet e treta: 18-19 tetor
Ndeshjet e katërta: 1-2 nëntor
Ndeshjet e pesta: 22-23 nëntor
Ndeshjet e gjashta: 6-7 dhjetor