Superliga: Derbi pa fitues, “Nikli” shkëputet në krye

398

Dy ndeshje të xhiros 26 të Superligës janë zhvilluar tashmë, por derbi luhet sot ndërmjet Prishtinës dhe Hajvalisë.

Interesante do të jenë edhe duelet tjera, Drita – Liria, Vushtrria – Feronikeli dhe Besa – Drenica.

Ndiqni live ato…

Prishtina – Hajvalia 0:0

Përfundon ndeshja. Rezultat i pakënaqshëm për të dy ekipet.

90′ Hajvalia shton trysninë, ndeshja ‘nxehet’.

86′ Bie ritmi i lojës, shtohet kujdesi te skuadrat.

69′ Petrit Tahiri në dy raste reagoi mirë dhe i mohoi golin Prishtinës.

60′ Ndeshja fillon të bëhet më dinamike. Ekipet kanë nevojë për pikë.

50′ Labinot Osmani pati rast ideal, por u ngatërrua në momentet e fundit dhe humbet mundësia.

Nis pjesa e dyte.

Përfundon pjesa e parë.

45′ Karton i parë i verdhë, ndëshkohet Përparim Islami i Prishtinës.

31′ Mundësi e mirë për Hajvalinë. Fuat Karabegu pason deri te Azem Ahmeti, i cili nuk e konkretizoi një rast të mirë. Hajvalia më agresive në minutat e fundit.

20′ Ndeshja korrekte me një ritëm goxha të shpejtë. Prishtina më kërkuese.

16′ Kreshnik Lushtaku nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

9′ Leart Eminit ia mohoi golin portieri Visar Bekaj.

3′ Arbër Prekazi provon nga gjuajtja e lirë, mirëpo larg kuadratit.

Nis ndeshja

 

Vushtrria – Feronikeli 0:1

Përfundon ndeshja. Fitore e madhe e Feronikelit.

86′ Vushtrria edhe pse po humb, nuk po ka fuqi të sulmojë. Atë po e bën Feronikeli.

79′ Gol… Mentor Zhdrella posa hyri në lojë shënoi. Çfarë zëvendësimi nga Afrim Tovërlani.

74′ Feronikeli tashmë ka marrë iniciativën e plot…

64′ Mevlan Zeka del i vetëm me portierin Beqiri, derisa ndërhyrja e këtij të fundit ishte vendimtare, duke i mohuar gjakovarit golin e sigurt.

60′ Loja po zhvillohet kryesisht në mesfushë, ndonëse ritmi është pak më i lartë.

Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

45′ Feka gjuan furishëm nga distanca, mbi portë.

25′ Ndeshje e paraspeshuar në Vushtrri. Ekipet luajnë kujdesshëm, presin gabimin eventual të njëra-tjetrës.

7′ Amir Prishtina pati mundësi të mirë, por gjuajtja e tij me kokë nuk qëlloi cakun.

Nis ndeshja

 

Drita – Liria 1:0

Përfundon ndeshja. Triumf i madh i gjilanasve.

85′ Ndeshje interesante. Po luhen minutat e fundit. Drita po fiton 1:0.

65′ Gol… Drita kalon në epërsi me golin e realizuar me kokë nga Erdin Hashani pas harkimit të Shqipërim Kelmendit.

60′ Dominon Drita, mbrohet Liria, por mungojnë golat.

Nis pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

41′ Shillova kurrsesi të realizojë rastet që po i krijon.

36′ Arjan Ymeri shpëton Drenicën në dy raste, të cilat i shpërdoron Alban Shillova.

31′ Gjilanasit mëkëmbëngulës, por Liria e vëmendshme.

13′ Drita po e dominon ndeshjen.

8′ Alban Shillova në rast ideal, por në momentin e fundit një mbrojtës mysafir largon topin nga vija fatale.

Nis ndeshja

 

Besa – Drenica 3:0

Përfundon ndeshja. Fitore e thellë e Besës.

85′ Besa ka epërsinë dhe po e menaxhon ndeshjen.

75′ Gol… Kastriot Rexha kalon edhe portierin dhe e dërgon topin në rrjetë për 3:0.

59′ Gol… Realizon Rexha. Besa po fiton 2:0.

52′ Gol… Portieri Ymeri pengon në zonë Rexhën dhe akorohet penallti dhe atë në gol e shëndërroi Fetim Kasapi.

Nis pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

41′ Qorraj e shërben Rexhën, por ky i fundit nga pika e penalltisë gjuan jashtë.

35′ Fisnik Papuqi tentoi me një goditje akrobatike, nuk qëllon cakun.

25′ Pejanët nuk po arrijnë ta konretizojnë lojën e mirë me gol.

21′ Florent Qorraj depërton në thellësi, mirëpo goditja e tij ishte e pasaktë.

5′ Besa ka një dominim të lehtë, derisa Drenica po luan kujdesshëm.

Nis ndeshja