Dueli ndërmjet Lirisë dhe Dritës nuk ka gjetur fundin. Sfida e zhvilluar në Prizren është ndërprerë në minutën 90 pas golit të vendasve. Liria në këtë minutë kishte shënuar për 1:0 nga penalltia.
Tifozët mysafirë kanë tentuar ta sulmojnë asistentin dhe më pas kanë kërkuar t’i ‘qërojnë hesapet’ me tifozët vendas.
Pas zbrazjes së tribunave, “Intelektualët” kanë refuzuar ta lëshojnë stadiumin dhe pas pritjes gati 50 minutëshe është marrë vendim që dueli të ndërpritet, shkruan Gazetasheshi.com.
Nga ana tjetër, Llapi ka realizuar një fitore të madhe në udhëtim te Prishtina me shifrat 2:1 ndonëse ishte duke pësuar 1:0.
Tri pikë të mëdha i ka marrë edhe Ferizaj që mposhti 2:1 rivalin direkt për mbijetesë, Trepçën.
Prishtina – Llapi 1:2
Përfundon ndeshja, fitore e madhe e Llapit
https://www.facebook.com/FF.Kosovar/videos/1043748122426513/
82′ Goool… Mirlind Daku kalon Llapin në epërsi
https://www.facebook.com/FF.Kosovar/videos/1043741165760542/
73′ Goool… Berat Hyseni realizon nga penalltia
72′ Penallti për Llapin. Portieri Visar Bekaj pengon në zonë Mirlind Dakun
70′ Llapi ka shpërdoruar mundësi të mirë me Berat Hysenin
https://www.facebook.com/FF.Kosovar/videos/1043736942427631/
58′ Gooool…. Basit Khalid sjell në epërsi Prishtinën. Formë e jashtëzakonshme e ganezit
Nis pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë
44′ Neziri i Prishtinës nuk shfrytëzoi një aksion të mirë të Prishtinës
43′ Shi i madh në Obiliq, tifozët po e lëshojnë stadiumin
35′ Disa gjysmëraste për të dy ekipet, mirëpo rrjetat mbeten të paprekura
20′ Prishtina ka iniciativë të lehtë ndaj Llapit, por pa rrezikuar portën e Ilir Avdylit
Nis ndeshja
Formacionet zyrtare
Prishtina: Bekaj, Maxhuni, Curri, Kukaj, Neziri, Maxhuni,Boshnjaku Krasniqi, Pefqeli, Kelmendi, Makenda, Khalid
Llapi: Avdyli, Idrizi, Jashari, Kadriu, Statovci, Karabegu, Zeqiri, Namani, Hyseni, Daku, Berbatovci
Liria – Drita 1:0
18:37: Zyrtare: Ndeshja nuk ka rifilluar dhe përfundimisht është ndërperë në minutën 90
18:35: Ende nuk dihet nëse loja do të rifillojë. Terri ka filluar të bie…
18:30: Nëse tifozët e Dritës nuk largohen nga fusha, ndeshja do të ndërpritet
18:26: Tifozët e Dritës, “Intelektualët” ndodhen në terren dhe hezitojnë ta lëshojnë stadiumin. Jashtë stadiumit ka tifozë të Lirisë!
Kalojnë 25 minuta prej kur sfida është ndërprerë dhe ende nuk ka rifilluar. Dueli u ndërpre në minutën 90 me “Intelektualët” që u revoltuan me golin dhe tentuan ta sulmojnë asistentin dhe pastaj edhe të konfrontohen me tifozët vendas
Tifozët e Lirisë kanë lëshuar stadiumin, por “Intelektualët” po rezistojnë
Ende nuk ka rifilluar ndeshja në Prizren. Kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër minuta
Tribunat e stadiumin në Prizren po zbrazen
Ende nuk ka vazhduar ndeshja në Prizren. Një polic është lënduar dhe është dërguar me autoambulancë
90+’ “Intelektualët” kanë tentuar sulmin në gjyqtarin ansor. Tifozët mysafirë tentojnë t’i qërojnë hesapet me tifozët vendas. Ka policë të lënduar. Ndeshja është ndalur për momentin
89′ Goool… Guraziu e shndërron në gol penalltinë e fituar
88′ Penallti për Lirinë. Pengohet sulmuesi Fillim Guraziu
84′ Qëdrim Gashi i Lirisë humb rastin më të mirë në ndeshje
75′ Ndeshje e fortë në Prizren. Mungojnë vetëm golat
52′ Ashpërsohet ndeshja. Përparim Livoreka ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje. Kjo ka nxitur masën të reagojë. Në aksionin e radhës Livoreka pengohet nga Mustafa
51′ Liria ka hyrë furishëm në pjesën e dytë
Nis pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë
40′ Drita ka arritur të lirohet nga presioni i vendasve dhe po tenton golin, por pa sukses
30′ Ndeshje e baraspeshuar në Prizren pa raste konkrete për shënim
15′ Liria afër golit, por portieri mysafir, Betim Halimi ishte në vend
- Atmosferë impozante në Prizren me të dy tifozeritë, “Arpagjiktë” dhe “Intelektualët”
Nis ndeshja me 10 minuta vonesë
Ferizaj – Trepça 2:1
Përfundon ndeshja
85′ Trepça po tenton golin e barazimit, teksa Ferizaj po mbrohet me sukses. Ndeshje interesante në Ferizaj
71′ Goool... Pleurat Hajdini ka realizuar pët Trepçën pas asistimit të Ahmetit
53′ Ferizaj ka epërsinë nga pjesa e parë dhe po e administron lojën
Nis pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë
40′ Mysafirët po tentojnë ta ngushtojnë epërsinë, por mbrojtja vendase po tregohet e sigurt
29′ Goool… Shpëtim Babaj shënon nga distanca me një gjuajtje të saktë
20′ Goool… Milan Ristovski kalon në epërsi Ferizajn pas asistimit të Shpëtim Babajt
Nis ndeshja