Prishtina vazhdon traditën ndaj Gjilanit

Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së pestë të Vala Superligës ndaj Gjilanit me rezultat minimal, 1:0.

Vendimtar doli të jetë goli i minutës së dytë i realizuar nga mbrojtësi, Liridon Kukaj.

Kësisoj, gjilanasit as sot nuk arritën ta mposhtin Prishtinën, duke mos regjistruar asnjë fitore në ndeshje kampionale në periudhën e pasluftës.

Prishtina tani përforcon pozitën e parë në renditje, derisa Gjilanit i duhet që këto pikë t’i kompensojë diku tjetër.

Nesër luan Drenica – Feronikeli, kurse të dielën duelet tjera të kësaj xhiroje.

 

Prishtina – Gjilani 1:0

Përfundon ndeshja

90′ Pesë minuta shtesë tregon gjyqtari Shala

90′ Haxhimusa godet transverzalen me kokë. Fat i madh për Prishtinën

86′ Katër minuta nga fundi, Gjilani kurrsesi të gjejë koridore të lira për të barazuar

82′ Gjilani kryen zëvendësimet. Portugezi Teixeira hyn në lojë në vend të Blakçorit

78′ Eminhaziri rrezikon nga gjuajtja e lirë, por portieri Muçiqi reagon i pashqetësuar

76′ Endrit Krasniqi largohet nga loja, në vend të tij i riu, Blend Baftiu

71′ Arbnor Morina nuk pajtohet me një vendim të gjyqtarit kryesor, nxehen gjakrat

70′ Mysafirët tani kanë dominimin, atakojnë më shumë portën vendase, por mungojnë rastet konkrete

66′ Gjilani freskon mesfushën. Mustafa ia lëshon vendin Arbios Thaçit

63′ Debatik Curri ia liron vendin Gentrit Begollit

59′ Ndeshje e baraspeshuar në Obiliq. Gjilani tani diçka më i gjallë

49′ Mërgim Pefqeli godet transversalen gjilanase me një goditje të fuqishme nga 20 metra.

46′ Armend Thaçi i Gjilanit ndëshkojet me karton të verdhë për protestim

Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

43Isa Eminhaziri me mundësi të mirë, por reagon mbrojtja e Prishtinës

40′ Pesë minuta para fundit. Prishtina po avancon 1:0

29′ Gjilani po e zotëron topin, por pa ide të qarta për të rrezikuar

23′ Gëzim Rusi zë vendin e Altin Aliut te Gjilani

17′ Liridon Leci provon nga gjuajtja e lirë, por gardiani Maloku pret goditjen

10′ Tifozët mysafirë, “Skifterat” arrijnë në stadium

8′ Tani Prishtina kërkon penallti, pasi Faton Maloku pengon në zonë Kreshnik Lushtakun, por gjyqtari heshtë

4′ Gjilani kërkon penallti, por në vend të saj kapiteni Ylber Kastrati merr karton të verdhë për protesta

2′ Gooool… Prishtina në epërsi. Liridon Kukaj përfiton nga një asist i Armend Dallkut dhe dërgon topin në rrjetë.

Nis ndeshja në Obiliq

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Muçiqi – Maxhuni, Dallku /c/, Kukaj, Leci – Pefqeli, Curri, Krasniqi, Lushtaku – Januzi, Abdul. Kryetrajner: Kushtrim Munishi.

Gjilani: Maloku – Thaqi, Kastrati /c/, Bekteshi, Blakqori, Mustafa, A. Ahmeti, Shabani, Haxhimusa, Eminhaziri, Aliu. Kryetrajner: Arbnor Morina.

Gjyqtarë: G.Shala, B.Morina, S.Berisha, T.Maloku.