Llapi dhe Prishtina kompletojnë javën e barazimeve

Llapi dhe Prishtina kanë kompletuar javën e barazime, me ç’rast gjashtë duele të javës së 12-të në Vala Superligë kanë përfunduar me rezultat baraz. Dueli i zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” u mbyll pa gola, me dy skuadrat që kishin mundësi të mira për të realizuar, shkruan Gazeta Sheshi.

Llapi – Prishtina 0-0

80′ Zeqiri nga largësia provon goditjen, por është sërish Muçiqi që shpëton miqtë.
77′ Dallku provon goditjen nga dënimi, pak mbi traversë përfundon topi.
75′ Shaqiri gjuan për mrekulli nga largësia, Muçiqi eviton rrezikun me mjaft mund.
60′ Lojë më e niveluar në këtë fraksion loje me më pak raste shënimi.

-Starton pjesa e dytë

44′ Berbatovci nga afërsia godet tërthorzën në rastin më të mirë për skuadrën vendase në këtë pjesë lojë.
40′ Pevqeli gjuan për mrekulli brenda zonës, por gardianit Avdyli ndodhet në nivel të detyrës.
12′ Berbatovci gjuan me kokë por vetëm mbi portë.
03′ Makenda shërben bukur brenda zonës Januzin i cili pengohet nga mbrojta vendase në momentet e fundit për ta larguar rrezikun.
-Starton ndeshja me skuadrën e Prishtinës në aksion.

-Nexhat Dumnica, kryetar i klubit të Llapit nderon me mirënjohje kapitenin e Llapit, Benjamin Emini, i cili karrierën futbollistike pritet ta vazhdon jashtë vendit.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdiu – Sinani, Jashari, Idrizi, Emini /c/, Shabanaj, Karabegu, E. Zeqiri, V. Zeqiri, Hyseni, Berbatovci. Kryetrajner: Tahir Babatina.

Prishtina: Muqiqi – Maxhuni, Dallku /c/, Kukaj, Dumani – Curri, Boshnjaku, Pefqeli – Mankenda, Kelmendi, Januzi. Kryetajner: Lutz Lindemann.

/Gazeta Sheshi/