Prishtina tregon dhëmbët

514

Prishtina ka zbuluar fytyrën e vërtetë dhe ka arritur fitoren e dytë rresht këtë edicion.

Kryeqytetasit në ndeshjen hapësë të xhiros së dytë të Vala Superligës kanë fituar në udhëtim te Liria 2:1.

Endrit Krasniqi ka qenë vendimtar me dy gola, derisa për Lirinë realizoi Visar Berisha.

Nesër luhen ndeshjet tjera.

Liria – Prishtina 1:2

90+4′ Mbyllet ndeshja. Prishtina merr një fitore me mjaft vlera në Prizren përballë Lirisë, 1:2. Një triumf që bartë ‘vulën’ e të riut Endrit Krasniqi që realizoi dy golat e fitores për bardh e kaltërit, ndërkohë që goli i Berishës nuk mjaftoi që prizrenasit të nxjerrin diç më shumë nga kjo përballje.

90+’ Shillova vonohet t’i përgjigjet një harkimi të Gashit duke lejuar Muçiqin që të zotëron topin brenda zonës.

87′ Vendasit kërkojnë penalti me pretendimin që Genc Hamiti ka luajtur me dorë, por Tahiri hesht dhe vazhdon lojën.

84′ Khalid inkuadrohet në vend të Ahmed Januzit.

80′ Korenica gjendet për mrekulli pranë zonës duke gjuajtur drejt portës së Muçiqit, por topi shkon skaj pingules. Rasti më i mirë i vendasve për të barazuar.

75′ Kanë mbetur edhe 15 minuta deri në fundin e kohës së rregullt. Rezultati mbetet i pandryshuar me skuadrën vendase që ka iniciativën, por ka mungesë koncentrimi në ndërtimin e aksioneve të cilat përfundojnë pranë zonës së udhëtuesve, duke mos lejuar asnjë rrast të rrezikshëm.

63′ Durim Gashi inkuadrohet në vend të Blendi Memajt te Liria.

61′ Mërgim Neziri inkuadrohet në lojë në vend të Shend Kelmendit te Prishtina.

60′ Liria po dominon vazhdimisht ndeshjen, por pa gjetur ‘formulën’ e duhur për të ardhur tek barazimi.

57′ Liria në mundësi të mirë shënimi, derisa Muçiqi nuk e përcepton topin si duhet brenda zonës pas goditjes së Fetahajt, por mbrojtja e Prishtinës eviton rrezikun në momentin e fundit.

49′ Gool… Endrit Krasniqi realizon një supergol nga ndërprerja. Topi fillimisht prek tokën e më pas kalon gardianin Ruxhi, për të përfunduar në rrjetë.

46′ Pjesa e dytë starton me ndryshime tek Prishtina. Kryetrajneri Kushtrim Munishi ka aktivizuar në lojë Genc Hamitin në vend të Debatik Currit.

Nis pjesa e dytë

45+1′ Mbyllet pjesa e parë e lojës me rezultat të barabartë (1:1). Një ndeshje fantastike e zhvilluar në Prizren me dy skuadrat që realizuan nga një gol dhe krijuan mundësi të mira shënimi.

41′ Shumë afër golit të dytë prizrenasit. Korencia krijon hapsirën dhe gjuan për mrekulli, por topi shkon skaj portës së Muçiqit.

36′ Gool… Qendërmbrojtësi Visar Berisha realizon me kokë për ta barazuar rezultatin pas një harkimi fantastik të Liridon Fetahajt, 1:1.

30′ Fetahaj godet me të majtën afër zonës, Muçiqi dërgon topin në fundore.

25′ Thyhet qetësia e plotë në stadiumin “Përparim Thaçi” me ç’rast edhe disa tifoz prizrenas janë ngritur në këmbë për ti bërë rivalitet “Plisave”. Atmosferë fantastike po mbretëreron në Prizren.

21′ Visar Berisha provon nga ndërprerja, por topi shkon skaj shtyllës pingule dhe mbetet rezultati i pandryshuar.

20′ Tifozët mysafirë të Prishtinës “Plisat” kanë arritur në Prizren. Megjithëse me vonesë ata nisin këngën menjëherë dhe përkrahin skuadrën e tyre e cila është në epërsi nga minuta e dhjetë.

19′ Alban Muçiqi mban në lojë rezultatin për skuadrën e tij, derisa eviton një gol të sigurtë nga ndërprerje e ekzekutuar nga Ramadanaj.

14′ Liridon Fetahaj provon nga ndërprerja, por nuk arrinë të rrezikojë gardianin Muçiqi.

12′ I nervozuar në këto momente duke trajnerit i Lirisë, Ramiz Krasniqi, i cili edhe para ndeshjes kishte kërkuar futbollistëve të tij të kenë vëmendje pikërisht tek ky lojtar, ndërkohë që pikërisht ky futbollist i realizon një supergol.

11′  Ky është goli i dytë këtë edicion për Endrit Krasniqin, dhe për çudi dy golat i ka realizuar larg 16 metërshit.

10′ Gool… Endrit Krasniqi i Prishtinës ka realizuar një supergol nga distanca duke e lenë të fjetur gardianin Ruxhi. Pa dyshim një super gol që rrallë herë shihet në stadiumet tona.

5′ Rasti parë serioz në ndeshje, me ç’rast skuadra e Lirisë arrinë përmes një kundërzbritje të rrezikojë portën e Muçiqit, por para Shillovës, Dallku eviton rrezikun duke devijuar topin në fundore.

Nis ndeshja

Formacionet zyrtare

Liria: Ruxhi – Gjeraj, Berisha, Dina, Ramadanaj – Rexhaj, Mustafa, Memaj, Fetahaj, Korenica, Shillova.

Prishtina: Muçiqi – Maxhuni, Dallku , Kukaj, Leci – Curri, Boshnjaku, Krasniqi – Mankenda, Kelmendi, Januzi.