Drenica shokon Feronikelin

Drenica është përkujdesur t’i servojë një dush të ftohtë kampionit në fuqi, Feronikelit. Sfida e xhiros 23 e Vala Superligës ndërmjet rivalëve drenicas i takoi Drenicës, që triumfoi 3:1 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Armend Abazi dhe Kreshnik Lushtaku (2) realizuan për t’i siguruar tri pikë të mëdha Drenicës dhe për t’ia zbehur gjasat “Niklit” për ta mbrojtur titullin e kampionit.  Mentor Zhdrella shënoi golin e vetëm për Feronikelin.

Feronikeli – Drenica 1-3

Përfundon ndeshja

90+2′ Goool… Kundërsulm briliant i Drenicës. Dajaku asiston për Kreshnik Lushtaku, që me mjeshtri dërgon topin në rrjetë

87′ Lushtaku i Drenicës shmanget mirë, godet, por golin ia mohon portieri Maloku

86′ Goool… Mentor Zhdrella me një eurogol nga gjuajtja e lirë ngushton epërsinë

72′ Gooo… Kreshnik Lushtaku ka realizuar supergol pas një depërtimi individual.

67′ Feronikeli po tenton me të gjitha forcat barazimin, por mysafirët po mbrohen me sukses

47′ Gool… Armend Abazi ka realizuar për skuadrën e Drenicës, duke i kaluar kuq e zinjtë në epërsi.

-Mbyllet pjesa e parë e lojës. Dy skuadrat drejtohen drejt dhomave të zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0.

44′ Hoxha shpërdoron një mundësi fantastike për shënim, derisa gjuan plogësht.
40′ Dajaku e shërben bukur Arifajn në krahun e djathtë, i cili gjuan skaj pingules së Malokut në njërin nga rastet më të mira në këtë përballje.
35′ Iniciativë e plotë e skuadrës së Feronikelit që përmes Hotit dhe Hoxhës po mundohet të shfrytëzoj hapsirat e skuadrës udhëtuese në repartin e mbrojtjes, por pa sukses.
32′ Vetëm goli po mungon në duelin që po zhvillohet në “Rexhep Rexhepi”. Raste shumë, por pa gola.
20′ Gol i anuluar për skuadrën e Feronikelit nga Abu Kamara, me ç’rast anësori Fatlum Berisha ka sinjalizuar për pozitë jashtë loje.
10′ Dominim i lehtë i skuadrës së Feronikelit, por pa arritur të krijojë ndonjë rast serioz për shënim.
-Starton ndeshja.

Feronikeli: Maloku, Doshlaku, Shala, Gërbeshi, Limani, Shabani, Milicaj, Haliti, Abu Kamara, Hoti, Hoxha. Kryetrajner: Afrim Tovërlani.

Drenica: Sadiku, Caka Geci, Bejta, Ibrahimi, Nebiu, Krasniqi, Lushtaku, Uka, Arifaj, Dajaku. Kryetrajner: Fadil Rama.

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Gramos Shala.

/Gazeta Sheshi/