Lista e golashënuesve pas xhiros së 29-të, shikoni luftën për këpucën e artë

Ka përfunduar java e 29-të në elitën e futbollit kosovar.

Drita ka ruajtur pozitën e parë në tabelë e ndjekur nga Prishtina që vazhdon të jetë konkurrenti kryesor për titull të kampionit.

Në këtë javë ka pasur ndryshime edhe në listën e golashënuesve më të mirë në Superligë.

Artur Magani i Lirisë ka shënuar dy gola këtë javë dhe ka arritur në kuotën e 13 golave në këtë kampionat.

Kësisoj sulmuesi nga Shqipëria është barazuar me Mirlind Dakun e Llapit, Kastriot Rexhën e Dritës dhe nigerianin e Trepçës ’89, Oto John.

Me 12 gola në pozitën e pestë ka mbetur Genc Hamiti i Drenicës.

Ndërkohë 10 gola ka shënuar këtë edicion sulmuesi tjetër i Dritës, Xhevdet Shabani shkruan Telegrafi raporton GazetaSheshi.