Lirim Kastrati vendimtar në derbin e Kroacisë, shënon në fitoren e Dinamo Zagreb

Dinamo Zagreb ka triumfuar ndaj Hajduk Splitit në derbin e mbrëmjes në Kroaci me rezultat 2-1.

Në këtë ndeshje ka realizuar gol reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati.

Sulmuesi kosovar realizoi në fund të pjesës së parë pas një aksioni të rrjedhshëm në brendësi të zonës.

Pas kësaj fitorje Dinamo Zagreb renditet në vendin e parë me 12 pikë të arkëtuara pas 4 ndeshjeve.

/Gazeta Sheshi/