Liria triumfon pastër ndaj Drenasit, Istogu këndellet ndaj Trepçës – Në Grupin B vjen një rezultat befasues!

2109

Liria ka triumfuar në ndeshjen e xhiros së 16-të përballë skuadrës së Drenasit, ekip të cilin e ka mposhtur me shifra të pastra në “Përparim Thaçi” (2-0), shkruan Gazetasheshi.com.

Dy përforcimet e ardhura në këtë afat kalimtar te prizrenasit Vlaisavljeviç dhe Igor Fellipe dos Santos realizuan për fitoren e gjashtë sezonale të ‘bardhezinjëve’. Me këtë fitore Liria ngritet në kuotën e 21 pikëve, por mbetet në pozitën e gjashtë të klasifikimit.

Në ndeshjen tjetër, Istogu e mposhti ekipin e Trepçës me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Bleon Alushaj. “Troftat” mbeten në pozitën e pestë të renditjes tabelare, por tashmë kanë 25 pikë të grumbulluara.

Rezultati befasues i ditës ishte ai ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Vitisë. Kryeqytetasit kanë ndalur pretendentët e Vitisë në një barazim pa gola.

Grupi A

Liria – Drenasi 2-0 (Realizator: Vlaisavljeviç dhe Igor Fellipe dos Santos)
Istogu – Trepça 1-0 (Realizator: Bleon Alushaj)

Grupi B

Ramiz Sadiku – Vitia 0-0

/Gazeta Sheshi/