Liria transferon portierin Hajrizaj

465

Liria ka siguruar një tjetër përforcim kur kanë mbetur afërisht edhe dy javë deri në fillim të edicionit të ri të Superligës.

Skuadra e drejtuar nga Ramiz Krasniqi ka siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Istogut, Valmir Hajrizaj, shkruan Gazeta Sheshi.

“Gardiani” nga më të dalluarit edicionin e kaluar i është bashkuar prizrenasve në stërvitje dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të bëhet zyrtarizimi i marrëveshjes.

Me gjasë ky do të jetë përforcimi i fundit i Lirisë.