Liria reagon për Erdin Hashanin

693

Drejtuesit e klubit të Lirisë kanë thënë se gjatë ditës janë njoftuar se lojtari i tyre, Erdin Hashani i është bashkuar Dritës në përgatitje dhe për këtë arsye kanë lëshuar një reagim të nënshkruar nga kryetari i klubit, Mirsad Çollaku.

“Kemi dëgjuar për rastin dhe klubit do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme deri tek padia për mosrespektim të kontratës dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që ai të mos respektoi kontratën. Lojtari, Erdin Hashani nuk mund të bëhet anëtar i asnjë klubi. Kjo është shumë joserioze, veprim i ulët dhe skandaloze për çka Bordi i klubit që nesër do të mblidhet dhe saktë do të dalë me qëndrim. Ndërsa, të hënën do ta ndjekë ligjërisht përmes gjithë institucioneve dhe do ta mbrojë deri në fund kontratën dhe do të kërkojë dëmëshpërblim për dëmet që i ka shkaktuar klubit Hashani dhe gjithë të tjerët të involvuar në këtë skandal”, deklaroi kryetari i klubit të Lirisë, Çollaku.

“Kjo së pari është një gënjeshtër nga ai, sepse ka thënë që ka probleme, pastaj doli të jetë mashtrim. Shumë e rëndë kjo dhe për këtë do të ketë sanksione. Në fakt, ai ka bërë vepër penale. Ne i jemi përmbajtur kontratës, ndërsa ai e ka shkel dhe do të përgjigjet”.

Liria njofton se për këtë do të kërkojnë përgjegjësi edhe përmes institucioneve (FFK-së dhe gjykatës) e nëse është nevoja deri në arbitrazh.

Klubi prizrenas po ashtu njofton se i ka dhënë këstin e parë të parave mbrojtësit Hashani ditën që ka nënshkruar kontratën më 07.07.2016, derisa këstin e ditë kishte për ta marrë në pranverë sipas kontratës.