Liria në bisedime me trajner boshnjak

Liria ende nuk e ka emëruar trajnerin e ri që do ta drejtonte skuadrën edicionin e ri.

Prizrenasit kanë provuar të gjejnë disa alternativa, por deri më tash nuk kanë pasur sukses. Në mesin e të kontaktuarve ka qenë edhe Ramiz Krasniqi, por palët nuk kanë arritur akordin.

Ndërkohë, ekipi me traditë të madhe ka kthyer shikimin nga rajoni. Kësisoj, kryetari i klubit, Mirsad Qollaku ka njoftuar se janë në bisedime me një trajner boshnjak, transmeton Gazeta Sheshi.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që marrëveshja të arrihet me trajnerin e huaj, derisa nuk ka dashur të përmendë emra pa pasur diçka konkrete.

Pasi të emërohet trajneri i ri, Liria pritet të rinivojë kontratat edhe me pjesën dërmuese të lojtarëve, kontratat e të cilëve përfundojnë më 1 korrik.

Trajneri i fundit që drejtoi prizrenasit ishte Skënder Kapra.