Liria me forca shtesë kundër Prishtinës

278

Liria ka marrë një lajm të mirë në prag të ndeshjes me Prishtinën. Meriton Korenica, njëri nga transferet e ardhura këtë stinor te Liria, do të ketë të drejtë loje ndaj Prishtinës të shtunën.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët përgjegjës për transferime nga Federata e Futbollit, pasi për Korenicën ka ardhur fletëlëshimi ndërkombëtar (certifikata).

Korenica që po stërvitet me Lirinë që nga filimi e që ka treguar formë të mirë në këtë fazë përgatitore, ka ardhur nga Metalurgu, ku kishte qenë së fundi.

“Pres me padurim të luaj dhe poqëse më jepet rasti të dëshmoj vlerat. Liria ka ekip dhe loja jonë do të vije në shprehje nga ndeshja në ndeshje”, ka thënë Korenica të marten për portalin e klubit.