Liria huazon katër futbollistë dhe fiton një miqësore

300

Pas huazimit të talentit 18-vjeçar, Almir Kryeziu, Liria në momentet e fundit të afatit kalimtar që u mbyll mbrëmë në orët e vona, ka huazuar edhe katër futbollistë tjerë përspektivë, tre te Rahoveci dhe një te Ballkani.

Ardian Gashi (1997), Arber Likaj (1997) dhe Sabahudin Smaili (1996) janë sulmuesit e rinj që e kanë përforcuar Rahovecin për stinorin vjeshtor të këtij edicioni, shkruan Gazeta Sheshi.

Prizrenasit po ashtu kanë huazuar portierin, Drilon Hodaj te Ballkani për gjashtë muaj.

Ndryshe, ekipi i trajnerit Ramiz Krasniqi sot ka zhvilluar një miqësore me 2 Korrikun, të cilën e ka fituar 4:1.