Liria befason Hajvalinë, Feronikeli merr kreun në Gjilan

357

Skuadra e Ismet Munishit është ndalur nga Liria pas 14 ndeshjeve pa humbje, mirëpo ka qenë një goditje vrastare e cila i ka hequr lidershipin skuadrës së Hajvalisë. Prizrenasit kanë triumfuar me shifrat bindëse 3-0, ndonëse kanë qenë mysafirët nga Prishtina ata që e kanë dominuar lojën, raporton Gazeta Sheshi.

Këtë rrëshqitje të “Arushave” e ka shfrytëzuar në maksimum skuadra e Feronikelit që ka triumfuar në një udhëtim mjaft në vështirë në Gjilan përballë skuadrës së Dritës. Ka qenë zëvendësuesi Haxhi Shala ai që me dy gola të shpejtë brenda tre minutave i ka dhënë tre pikë të arta skuadrës së tij, për ta ngritur sërish në kreun e klasifikimit.

Istogu është bërë “Macë e Zezë” për Besën e Pejës, duke e mposhtur sërish me shifra minimale 1-0.  Prishtina e ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive, deri sa në kryqytet e ka mposhtur Llapin 3-1. Fitore me rëndësi ka realizuar edhe Trepça ’89 e cila falë fitores në shtëpi 2-0 ndaj Drenicës, renditet në pozitën e tretë të renditjes tabelare.

Nesër zhvillohet edhe dueli i fundit i kësaj jave ndërmjet Vushtrrisë dhe Gjilanit.

Rezultatet e javës së 24-të:

Liria – Hajvalia                    3:0

Drita – Feronikeli              0:2

Prishtina – Llapi                 3:1

Istogu – Besa                     1:0

Trepça ’89 – Drenica       2:0

Renditja tabelare:

tabela1

/Gazeta Sheshi/