Lindrit Misini prezantohet si drejtor i ri sportiv te Trepça ’89

Lindrit Misini është rikthyer sërish në ‘shtëpinë e vjetër’, këtë herë me një rol dhe mision krejtësisht tjetër, shkruan Gazetasheshi.com.

Ish-mesfushori i ‘minatorëve’ ka marrë edhe zyrtarisht pozitën e drejtorit të ri sportiv te klubi nga “Riza Lushta”.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit mitrovicas në rrjetin social “Facebook”:

“Se dashuria ndaj klubit amë nuk harrohet u dëshmua sot. Dikur “SHTATËSHJA” e rrezikshme e Minatorëve sot rikthehet në klub si Drejtor Sportiv.
Bëjet fjalë për Lindrit Misinin i cili sot u prezentua para Lojtarëve dhe para Stafit udhëheqës të KF TREPÇA’89 FC, ku Kryesia në krye me Presidentin z. Abedin Zeka BEKI i dëshiruan mirëseardhje dhe njëherit tashmë Drejtori Sportiv z. Misini premtoj se do ta jap maksimumin për të mirën e klubit”, thuhet në njoftimin e 89-shit.

Rikthim në folenë e vjetër.Se dashuria ndaj klubit amë nuk harrohet u dëshmua sot. Dikur "SHTATËSHJA" e rrezikshme e…

Posted by KF Trepça '89 FC on Saturday, January 11, 2020

Trepça 89, vetëm pak ditë më parë ka filluar fazën përgatitore për edicionin pranveror.

Kurse, në ekip priten nënshkrime të reja me futbollist, kryesisht nga jashtë Kosove.

/Gazeta Sheshi/