Limani: Do japim gjithçka për ta fituar Superkupën për tifozët tanë!

29

Klubi Futbollistik “Drita” prej ditësh ndodhet në Antalia të Turqisë, me ç’rast po vijon me fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror. Madje, në njërën nga ndeshjet që do ta zhvillojnë në tokën turke, ‘bardhekaltërit’ kanë mundësinë për ta fituar trofeun e Superkupës, pasi që luajnë ndaj Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com.

Kampionët në fuqi janë u përgatitur për stinorin pranveror dhe për këtë ndeshje, megjithëse jo në formën optimale.

Në një prononcim për Gazetën “Sheshi”, kapiteni i kësaj skuadre, Ardian Limani ka theksuar se skuadra po punon mirë dhe se do të japin maksimumin për ta fituar trofeun e Superkupës.

“Faza përgatitore po shkon shumë mirë, falë edhe kushteve shumë të mira këtu. Ne nuk jemi ende në maksimumin tonë dhe kemi ende për të bërë”.

“Ndeshjen e kemi përgatitur edhe pse nuk kemi patur shumë freski për shkak të ngarkesave. Por, prap se prap kam besim që do të triumfojmë nesë. Pres një ndeshje të fortë dhe premtoj që do të japim gjithçka nga vetja për t’u sjellur tifozëve tanë edhe këtë trofe”, deklaroi Limani.

Kujtojmë që Drita dhe Prishtina do të përballen në finalen e Superkupës së Kosovës të shtunën më 23 janar me fillim nga ora 12:00.

/Gazeta Sheshi/