Ligji për Legalizim do të ndryshohet

83

Sot është paraparë të mbyllet afati për aplikim rreth legalizimit të objekteve pa leje në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndonëse ende nuk është bërë e ditur nëse do të shtyhet ky afat kohor apo jo, ajo që dihet tashmë është se Ligji për Legalizim, do të plotësohet dhe ndryshohet. Këtë e ka konfirmuar vetë Ministri i Mjedisit, Ferid Agani, transmeton RTK. Ai tha se për shkak të problemeve të shumta rreth procedurave të legalizimit, ligji aktual nuk po arrin të zbatohet në tërësi.

“Projektligji si i tillë është përgatitur, kështu që shumë shpejt, do të kalojnë edhe procedurat e përcaktuara me ligj, për miratim në Qeveri dhe procedimin e këtij projektligji të ri në Kuvend. Për të pa se si mund t’i adresojmë këto sfida që kanë dal në procesin e implementimit të ligjit në fuqi. Kanë dal mjaft probleme, është konstatuar se një numër tejet i madh i objekteve pa leje gjenden në toka që janë nën ujitje, toka në pronë publike – të gjitha këto kategori të cilat janë të ndaluara me ligjin aktual për legalizimin”, ka thënë Agani.