Liga e Parë: Rezultate befasuese në javën e gjashtë

Rezultate mjaft interesante dhe tejet befasuese janë regjistruar në kuadër të ndeshjeve të javës së gjashtë në Ligën e Parë të cilat janë zhvilluar ditën e shtunë, shkruan Gazetasheshi.com.

Lideri i kampionatit KEK-u është ndalur në shtëpi nga Rahoveci në një barazim pa gola, ndërkohë kryendeshja e javës ndërmjet Fushë Kosovës dhe Ferizajt ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Onix Banja ka befasuar Ramiz Sadikun në udhëtim, sikurse ka bërë edhe Ballkani ndaj Hajvalisë.

Rezultatet

KEK-u – Rahoveci                            0:0

Fushë Kosova – Ferizaj                  1:1

Ramiz Sadiku – Onix Banja           0:3

Hajvalia – Ballkani                          0:4

E premte

Kika – Kosova (P)             1:0

E diel

Trepça – 2 Korriku

Vitia Dukagjini

Bashkimi – Vushtrria

/Gazeta Sheshi/